Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Lajçak tha se me Bislimin e Petkoviqin pritet që të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, tha Lajçak./Sinjali/