Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak të martën ka filluar nisur takimet në Prishtinë.
Ndërkohë nga Samiti i BE-së në Tiranë, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell bëri të ditur që Kosovës e Serbisë u është dorëzuar një version i fundit i planit të Bashkimit Evropian për normalizim.
“Teksti i versionit të fundit u dërgua dje në Beograd dhe sot në Kosovë, dhe tani duhet të fillojnë një diskutim serioz, sepse ky është një moment në të cilin ka një mundësi të madhe”
I dërguari i BE-së për dialogun tha se me kryeministrin Kurti, njësoj sikur edhe me Aleksandar Vuçiç një ditë më parë, diskutoi edhe për dorëheqjet e serbëve nga institucionet.
Një gjë është e sigurt, që kemi një vakuum, vakuum të sigurisë që nuk është e mirë për askënd dhe duam të kthehemi në situatë normale ku policia janë atje dhe kryejnë punën e tyre dhe sistemi gjyqësor të funksionojë. Kjo është ajo se çka desha të dëgjojë nga të dy palët dhe si Bashkim Evropian jemi të gatshëm të asistojmë në kthimin e situatës në normalitet.
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak njoftoi se u diskutua edhe për zgjedhjet lokale të dhjetorit dhe se shpreson të mos bëhen faktor i destabilizimit në Veri./tch/