Për përfitimin e mbi 900 milionë eurove nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, është diskutuar sonte gjithashtu në takimin Lajçak-Bislimi.
I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se për t’i përfituar milionat Kosova u diskutua se si të arrihet marrëveshja pozitive.
“Siç e dini është një insturmet financiar që Bashkimi Evropian i ofron miliona euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor, për Kosovën dhe Serbinë kanë parakusht dialogun dhe unë jam përgjegjës për vlerësimin. Kjo ishte edhe ajo që diskutuam si të arrijmë marrëveshjen pozitive”, tha Lajçak para gazetarëve.