Komuna e Gjilanit ka ndërprerë kontratën me kompaninë ECO Higjiena, raporton Radio Star.
Shkak për këtë është bërë mos përmbushja e obligimeve nga kompania ECO Higjiena.
Kompania për mbledhjen e bërllogut vazhdimisht ishte ballafaquar me probleme të shumta, derisa është përballur me greva të shumta.
Shumë shpejtë pritet të vije vendimi për hapjen e tenderit për kompanitë të cilat duan të ofertojnë.
Radio Star do ju mbajë të informuar në vazhdimësi në lidhje me këtë ngjarje dhe të gjithë të rejat nga Komuna e Gjilanit.