Pas shkarkimit të Sadat Pajazitit nga posti i trajnerit te Gjilani, drejtori sportiv Sallah Sherifi pritet ta udhëheq skuadrën deri në përfundim të edicionit.
Në ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit, Sherifi ishte në stafin e trajnerëve së bashku me asistentin Alban Hyseni, por pa qenë i zyrtarizuar nga klubi si trajner.
Mbetet për tu parë se cilat do jenë hapat e ri të klubit gjilanas dhe se kush do të vendoset tani në pozitën e drejtorit sportiv.
Kujtojmë që Sherifi edhe në të kaluarën kishte drejtuar kuqebardhët, ndërkohë trajner ishte edhe te Vllaznia e Pozheranit dhe Vitia.