Një zjarr i madh ka kapluar një pjesë të maleve në fshatin Muqibab gjatë orës 11:30, raporton Radio Star.
I menjëhershëm ka qenë edhe intervenimi i zjarrëfikësve, që kanë konstatuar se zjarri ishte ndezur qëllimshëm.
Përveç dëmeve natyrore ky zjarr nuk ka sjellur të tjera telashe për banorët.
Kujtojmë që ditë më parë edhe një pjesë e fshatit Stanishor u përfshi nga flaka, derisa Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtimi bëri apel te qytetarët te kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në vende publike./Radio Star/
Pamje