Për më shumë se dy orë kanë diskutuar katër partnerët e koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.
Burimet e Indeksonline brenda takimit kanë thënë se liderët kanë vendosur që të mos e heqin taksen 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.
Po ashtu liderët e partive në pushtet kanë vendosur të vazhdojnë bashkëqeverisjen.