Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare Agron Maliqi, një figurë e njohur dhe e respektuar nga qytetarët e Gjilanit.
Agroni, i cili ishte pronar i një kafiterie të njohur në qytet, njihej për ndershmërinë, përkushtimin dhe natyrën e tij shembullore.
Agroni ishte një djalë punëtor, i dashur nga të gjithë ata që e njihnin.
Me vdekjen e tij, qyteti humbi jo vetëm një person të zellshëm, por edhe një qytetar të përkushtuar që gjithmonë përpiqej të sillte pozitivitet dhe mirësi me të tjerët.
Për detajet e tjera rreth ceremonisë së varrimit, do të ju informojmë me kohë në njoftimin e radhës. Deri atëherë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë.
Kujtimi i Agronit do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e atyre që patën fatin ta njohin.