Sot ka ndërruar jetë aktivistja e PDK-së dega në Gjilan, Antigona Emini shkruan Radio Star.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, familjes Emini, i ka dërguar telegram ngushëllimi, për humbjen e më të dashurës së tyre Antigona Emini.
Telegram ngushëllimi
Me dhembje të madhe morëm lajmin e trishtë për vdekjen e aktivistes sonë të re znj. Antigona Emini.
Ikja e saj në amshim për të gjithë ne është humbje e madhe. Personaliteti i saj do të mbetet shembull, e çiltërsia, puna, vullneti e gatishmëria për angazhim e bashkëpunim do të mbesin virtyte të pashlyeshme e të paharruara për secilin nga ne.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve e aktivistëve tonë!
U prehsh në paqe Antigonë!