Gjilani ka humbur sot një nga figurat më të respektuara të sistemit shëndetësor. Ka ndërruar jetë Lutfije Iljazi, e njohur për shumë kohë si motrë kryesore dhe një ndër profesionistet më të përkushtuara në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.
Me përkushtim të pashoq dhe me kujdes njerëzor për çdo pacient, Lutfije Iljazi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbimin shëndetësor lokal. Ajo njihej për profesionalizmin, humanizmin dhe dashurinë e madhe ndaj punës dhe komunitetit, duke fituar respektin e kolegëve dhe qytetarëve të shumtë.
Prej disa kohësh ajo po përballej me një sëmundje të rëndë, të cilën e luftoi me forcë e kurajë deri në ditët e fundit të jetës.
Lutfije Iljazi do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit, modestisë dhe shpirtit human që i dha kuptim profesionit të saj fisnik.
Ngushëllime të sinqerta familjes Iljazi, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.
🕊️ U prehtë në paqe!