Ka ndërruar jetë Siari i vogël, pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me një sëmundje të rëndë shkruan Radio Star.
Vetëm pak ditë më parë, familja e tij ndau me gëzim lajmin se ishin siguruar mjetet financiare për trajtimin e tij, falë mbështetjes së njerëzve të shumtë që u mobilizuan për ta ndihmuar.
Sot, për fat të keq, familjarët njoftuan lajmin e dhimbshëm që askush nuk e priste, Siari nuk ia doli dhe u nda nga jeta.
Njoftimi i plotë:
Njoftim!
Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi!
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se pas një beteje me sëmundjen, djali ynë Siari ka ndërruar jetë
Për ceremoninë e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe lutjet gjatë kësaj kohe të vështirë.