Kuvendi Komunal ka marrë vendim që të ndahen 100.000€ për bursat e studentëve.
Ka qenë e parparë që të ndahen 75 bursa, mirëpo me propozimin e Gentrit Murselit në emër të LDK-së ky numër pothuajse është dyfishuar.
Gjithashtu në bazë të këtij vendimi bursat do të ndahen vetëm për studentët që kanë nevojë për mbështetje financiare.
Kriteret do të vendosen nga komisioni i formuar nga Kuvendi.
Radio Star do të ju mbajë të informuar rreth procedurave të aplikimit dhe konkursit në përgjithësi./RadioStar/