Komuna e Vitisë mbrëmë ka marrë lajme të mira pas publikimit të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
12 persona me koronavirus janë shëruar nga Vitia, konkretisht 5 anëtarë nga një familje në fshatin Ramjan dhe 4 të tjerë nga fshati Stubëll e Epërme, derisa 3 anëtarë të tjerë nga kjo familje ishin shëruar më herët .
Këtë lajm e ka konfirmuar drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.
Ndërkaq, numri i të infektuarve në Viti deri më sot është 53.