Drejtori i Bujqësis në komunën e Gjilanit, Ramiz Ramadani, ka bërë të ditur se është shëruar nga koronavirusi.
Ai ka thënë se ka marrë konfirmim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku iu është dhënë lajmi që është shëruar nga COVID-19 dhe se pas vetizolimit prej ditësh ai tash mund të dalë lirshëm nga shtëpi
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sapo mu konfirmua nga IKSHPK shërimi nga Covid-19.
Me këtë rast dua të faleminderoj nga zemra të gjithë ata që më telefonuan, shkruajtën apo në ndonjë formë më që druan afër.
Në këtë situatë të rëndë pandemie i lutem Zotit për të gjithë të prekurit, duke ju dëshiruar shërim të shpejt.
Me shumë respekt,
Ramiz Ramadani