Institucioni mikrofinanciar “Iute Credit”, të cilit i është marrë licenca nga Banka Qendrore e Kosovës, e kishte dërguar Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në shkurt të 2020’së.
Por, sot Iute Credit humbi betejën në Gjykatën e Arbitrazhit kundër Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha.
Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha tha se ky institucion i ka vjelë qytetarët me kamata çnjerëzore.
“Iute Credit qe i ka vjele qytetaret tane me kamatat me cnjerezore te mundshme, perfundimisht ka pesuar debakel perballe Republikes se Kosoves”, shkroi Berisha.