Është liruar për në shtëpi foshnja 5 muajsh nga Kamenica, e prekur me koronavirus.
Gjendja e saj është e mirë dhe asaj kujdes i shtuar për një kohë në mënyrë që të shërohet plotësisht.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, përmes një shkrimi në rrjete sociale.
Shkrimi i plotë nga Qëndron Kastrati:
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u informuam se gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është e mirë dhe se sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që prindërit me foshnje dhe gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen, por është lajm i mirë që gjendja e të gjithëve është stabile.