Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, i cili pas mbledhjes qe ka mbajtur me shtabin emergjent u është drejtuar gazetarëve. Sipas të parit të Komunës së Gjilanit, shpresojnë që nga mbrëmë është mbyllur cikli i burimit të katërt të infeksionit, i cili ka rezultuar në total me 24 të infektuar dhe që si burim ishte klinika private në Prishtinë me të cilën dy qytetare të Gjilanit janë infektuar që në ditën e parë, një lehonë e cila lindi një djalë të shëndoshë dhe një infermiere e cila punon në atë klinikë.
“Lajm i mirë për Gjilanin është se në dy ditët e fundit kemi shkuar në mbylljen e kontakteve dhe sot do të vazhdohet me 15 teste të reja të kontakteve dhe presim kontaktet e institutit për të parë numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 67 sa janë në komunën e Gjilanit”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.
Ai theksoi se 49 të infektuarit janë shëruar tërësisht, janë integruar në jetën e përditshme dhe nuk kanë asnjë lloj problemi dhe ata llogariten si të imunizuar e të shëruar plotësisht dhe dy raste të tjera për pasojë edhe të sëmundjeve të tjera fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.