Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e operatorit ekonomik “Raf II” SHPK lidhur me aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit shkruan Radio Star.
Paneli shqyrtues ka vendosur që të mbetet në fuqi vendimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për dhënien e kontratës.
Ndërkohë, ankesa e operatorit tjetër “Conex” L.L.C. është aprovuar pjesërisht, por pa ndikuar në rezultatin përfundimtar të prokurimit.
Ky vendim i hap rrugë realizimit të projektit për ndërtimin dhe ri-konfigurimin e stadiumit sipas standardeve të UEFA-s.