Sipas njoftimit të ambasadave gjermane në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, si dhe sipas njoftimit nga Ministria e Brendshme gjermane, nga data 1 qershor 2024, do të hiqet shorti për termin të vizave të punës dhe çdo person që dëshiron të punojë në Gjermani do të mund ta përshpejtojë procesin e aplikimit për vizë duke marrë miratimin paraprak nga Agjencia Federale e Punës, shkruan Gazeta Metro.
Me të ashtuquajturën “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor”, qeveria e Republikës Federale Gjermane ka bërë të mundur qasjen e privilegjuar në tregun gjerman te punës për shtetas nga Kosova, Shqipëria Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Kusht për lëshimin e vizës për këtë qëllim mbetet miratimi i Agjensise Federale të Punësimit.
Deri më tani për të caktuar një termin në ambasadën përkatëse për aplikimin të vizës së punës është dashur që fillimisht të bëhet kërkesa për termin, e më pas me anë të shortit përzgjidheshin automatikisht personat për termin në ambasadë.
Mirëpo nga 1 qershor 2024 kjo rregull më NUK vlen.
Që prej datës 1 qershor 2024 ju mund ta përshpejtoni ndjeshëm procesin e aplikimit tuaj për vizë duke marrë miratimin paraprak: për këtë qëllim punëdhënësi juaj i ardhshëm do të aplikojë për lëshimin e miratimit nga Agjencia Federale e Punës përpara se të merrni datën/ orën e aplikimit për vizë.
Sapo punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë marrë miratimin paraprak nga Agjencia Federale e Punës, ju mund të lini një takim dhe të aplikoni për vizë duke paraqitur miratimin tuaj paraprak. Kësisoj eliminohet procesi i shortit dhe ju do të merrni brenda disa javësh prej ofruesit të jashtëm të shërbimit datën/orën e aplikimit për vizë.
Gjithashtu sipas rregullores së re, numri i vizave të punës për Kosovë është rritur nga 5 mijë sa ishte brenda një viti, tash është bërë në 10 mijë. Në Gjithsej për Ballkanin Perëndimor numri i vizave të punës për një vit do të jetë 50 mijë. /gazetametro.net