Banorët e lagjes “Rruga e Kumanovës” kanë marrë një lajm të mirë, derisa autoritetet komunale kanë nisur për ndërtimin e rrugës me gjatësi 870 metra, raporton “Radio Star”.
Ndërtimi i kësaj rruge po bëhet nga granti i performancës më 2017 që Komuna e ka fituar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS.
Ndërtimi i pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës” kap koston e 305 mijë eurove, nga të cilat 205 mijë euro janë nga granti i performancës, ndërkaq Komuna participon me 100 mijë euro./RadioStar/