Nëse dikush nga ju është duke kërkuar punë në Zvicër, hulumtimet në internet kanë traguar disa nga sektorët që kanë vende të lira pune.
Në vitin 2021, 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet u gjetën në platformat jobs.ch dhe jobup.ch.
Kjo rritje tregon “një imazh shumë pozitiv të tregut zviceran të punës”, sipas agjencisë së rekrutimit JobCloud.
Rritjet më të forta u regjistruan në sektorin e hotelierisë dhe turizmit (+181 për qind), sigurinë (+77 për qind) dhe sportin dhe kulturën (+74 për qind). Nga ana tjetër, numri i hapjeve në ndërtim dhe arkitekturë ra me 25 për qind, ndërsa në IT dhe telekom me 7 për qind.