Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me drejtorin e DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica kanë nënshkruar marrëveshjen për hapjen e shkollës së Muzikës në komunën e Kamenicës shkruan Radio Star.
Përmes një postimi në facebook, kanë thënë se realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për komunën e Kamenicës dhe një mundësi për nxënësit e kësaj komune.
Postimi i plotë:
Sot, nënshkruam marrëveshjen për hapjen e Shkollës së Muzikës në Komunën e Kamenicës (Degë e Shkollës së Muzikës-Gjilan)
Falënderoj Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, Kryetarin e Komunës së Kamenicës z. Qëndron Kastrati, U.D. Drejtoreshen e Arsimit znj. Mirhane Morina, për bashkëpunimin në realizimin e ketij projekti të rëndësishëm për komunën e Kamenicës dhe një mundësi e mirë për nxënësit e kësaj komune për të vijuar mësimet në komunën e tyre./RadioStar/