Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mbi 700 mijë eurove për shtesat financiare të zjarrfikësve në njësitë e komunave në Kosovë.
Sipas kërkesës së MPB-së, qeveria miratoi ndarjen e mjeteve për ekzekutimin e shtesave për orët mbi orarin e punës të zjarrfikësve.
“Ne si ministri e Financave kemi pranuar kërkesën e MPB-së me arsyetimin për orët shtesë për 766 zjarrfikës. Propozoj ndarjen e 713 mijë eurove nga buxheti i shtetit”, tha ministri Murati.
Propozimi u miratua me shumicë votash nga anëtarët e kabinetit qeveritar.