Pas reshjeve të fundit të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në gjithë Kosovën, vjen edhe një lajm shumë i mirëpritur për qytetarët e Gjilanit shkruan Radio Star.
Radio Star merr vesh se penda e Përlepnicës, është afër të arrijë kuotën maksimale të saj, deri më tani penda ka arritur nivelin e saj në 29m, në ditët vazhdim pritet të arrijë kuota e saj maksimale deri në 30.30m.
Sot gjatë ditës në qytetin e Gjilanit, ka pasur ndërprerje të ujit pasi reshjeve të shijut ishte rritur jashtëzakonisht turbullirat në akumulacionin e Përlepnicës dhe tek guri i Hoxhës./RadioStar/