77 vjeçari nga Stublla e Vitisë i cili ishte i infektuari i parë në Kosovë nga koronavirus, ka dalur negativ edhe në testit e dytë të Covid-19, transmeton Plus Televizion.
Lajmi është konfirmuar për PlusTV nga i pari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili përmes komunikimeve zyrtare ka pranuar infomracionin se 77 vjeçari, i cili ishte infektuar gjatë një vizite tek të afërmit e tij në Itali, tashmë konsiderohet i shëruar plotësisht.
Infektimi i 77 vjeçarit nga Stublla e Vitisë, kishte ndodhur në shtetin Italian, i cili ishte kthyer në Kosovë dhe e kishte përhapur virusin edhe tek anëtarët e tjerë të familjes së tij, por të cilët gëzojnë shëndet të mirë dhe janë duke u trajtuar në shtëpi.
Komuna e Vitisë po vlerësohet lartë nga insitucionet relevante për menaxhimin e shkëlqyer të gjendjes së krijuar nga pandemia koronavirus, ku përveç 7 rasteve të konfirmuara me Covid-19, deri më tash nuk ka pasur asnjë rast të ri./PlusTV/