Mjetet financiare për dërgimin e Agnesa Bajramit në Turqi për shërim janë siguruar dhe qytetarët nuk kanë nevojë më të kontribuojnë në fondin e saj.
Njoftimin e ka dhënë para pak minutash, Bajrush Ymeri, nënkryetar i Komunës së Novobërdës, i cili ka thënë se shpenzimet i ka marrë përsipër Ministria e Shëndetësisë.
‘Pas vizitës që e bëra te familja e Agnesa Bajramit, në emër të tyre ju falënderoj publikisht të gjithëve për ndihmën e juaj me mjete financiare.
Ju njoftojë që pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, familja ka marrë konfirmimin që Ministria do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e operacionit të Agnesës, në shumën totale prej 29.000 euro, andaj kërkesën për ndihmë po e mbyllim nga sonte.
Mjetet financiare që i keni dergu deri më tani do t’i shërbejnë familjes për shpenzime tjera për mjekimin e Agnesës.
Lusim zotin e madh që Agnesa të shërohet sa më shpejt e juve të gjithëve falemnderit nga zemra për çdo cent që na keni dërguar.
Zoti ju ruajt e ju bekoftë të gjithëve! – ka thënë Ymeri.