Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të të riut Besart Maliqi, 20-vjeç nga Kamenica.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër, në kohën e ikindisë, në varrezat e Busavatës (Mahalla e Bajrovit).
Ikja e parakohshme e Besartit ka prekur thellë jo vetëm familjen Maliqi, por edhe gjithë komunitetin që e njohu si një të ri të qetë, të respektuar dhe plot jetë.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Maliqi dhe gjithë të afërmit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Besartin./Radio Star/