Sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Esat Morina, zyrtar komunal në Administratën e Përgjithshme në Gjilan.
Njoftimi i Familjes Morina
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e më të dashurit, babait, vëllaut dhe gjyshit tonë të shtrenjtë, Esat Morina, i cili u nda nga jeta sot me datën 17.07.2025, pas një sëmundjeje të rëndë që e përballoi me forcë e dinjitet.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, me datën 18.07.2025, në kohën e drekës, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Do të jetosh gjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona, si njeri i urtë, i dashur dhe shembull për familjen.
/Të pikëlluar: Familja Morina/
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Morina.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Esat Morinës, punonjësit të përkushtuar të Komunës tonë.
Esati do të kujtohet gjithmonë për përulësinë, urtësinë dhe profesionalizmin që e ka karakterizuar gjatë gjithë jetës dhe shërbimit të tij ndaj qytetarëve të Gjilanit. Ai la pas vetes një shembull të mirëfilltë të njeriut të ndershëm dhe të devotshëm.
Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Esatin.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!