Është ndarja nga jeta Arlind Murati, pas disa muajsh beteje të vështirë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Arlindi, i cili pësoi lëndime të rënda në një aksident, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Njoftimi familjarë:
Lajm i trishte:
Të dashur familjarë, miq dhe të afërm,
Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, ju njoftojmë se sot është ndarë nga jeta më i dashuri ynë – djali dhe vëllai ynë, Arlind Murati.
Pas një aksidenti të rëndë, Arlindi për disa muaj luftoi me plagët e marra në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, por për fat të keq, nuk arriti t’i mbijetojë.
Për ceremoninë e varrimit të të ndjerit do t’ju njoftojmë me kohë.