Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të infermieres së njohur të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Rejhane Haziri.
Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte duke u kuruar në Francë, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë. Rejhane Haziri ka punuar mbi 20 vite në repartin e Emergjencës së Spitalit të Gjilanit, ku njihej për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e jashtëzakonshëm ndaj pacientëve.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Humbja e saj lë boshllëk të madh jo vetëm në familje, por edhe te kolegët dhe pacientët që e njohën nga afër.
Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e saj në këtë moment të vështirë.