Me dhimbje dhe pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Tiara (Valon) Baftiu, e cila ka ndërruar jetë në Francë, në moshë shumë të re.
Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar familjarët, duke njoftuar miqtë, shokët dhe farefisin për humbjen e vajzës së tyre të dashur.
Sipas njoftimit zyrtar të familjes:
Tiara (Valon) Baftiu
03.05.2012 – 31.12.2025
Për shkak të rrethanave dhe pamundësisë për ta sjellë menjëherë trupin e pajetë, varrimi i së ndjerës do të bëhet të dielën në mesditë, në Gjilan.
Familja Baftiu shpreh falënderime për mbështetjen dhe ngushëllimet në këto momente të vështira, duke ndarë dhimbjen me të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Tiarën.
Të pikëlluar:
Familja BAFTIU

