Gjilani është goditur nga një lajm i dhimbshëm. Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë i riu Festim Ejup Bllaca, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët njoftojnë se Festimi u nda nga jeta pas një sëmundjeje të shkurtër.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 06.01.2026, pas namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Gjilanit, ndërsa ceremonia mortore do të nisë nga shtëpia e të ndjerit./Radio Star/









