Drejtoria Komunale pëer Kulturë-rini e Sport në Komunën e Gjilanit, sapo ka njoftuar për shtyrjen e debatit public të paraparë të mbahet të marten, më 12 korrik, në ora 19:00.
Sipas njoftimit zyrtar mësohet se kjo shtyrje ka qene rrjedhojë e nevojës së harmonizimit me ndeshjen zyrtare kthyese të skuadrës së Drites, në kuadër të Konferencë League, ndonëse ky aktivitet ishte paraparë që më parë.
Në fakt Komuna e Gjilanit ka përshtatur agjendën e saj, në harmoni me preferencat e artdashësve e sportdashësve për mbështetjen e skuadrës së Drites, marrë parasysh edhe faktin se vëmendja e ditës se opinionit gjilanas e me gjërë, është e koncentruar pikërisht te kjo ndeshje.
NJ O F T I M I
Njoftim për shtyrjen e debatit publik me komunitetin artistik për riorganizimin e Flakës së Janarit 2023
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport njofton komunitetin artistik se debati publik i paraparë për sot për riorganizimin e Flakës së Janarit 2023 shtyhet për datën 18.07.2022, me fillim ora 19:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës.
Jeni të mirëseardhur!
Ju faleminderit për mirëkuptimin!