Në komunën e Gjilanit nga mostra të marra janë konfirmuar 12 raste të reja me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga testimet e bëra sot kanë rezultuar 113 raste pozitive me coronavirus dhe 67 të shëruar.
Njoftimi nga IKSHPK:
Sot më 01 korrik 2020, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive 1.293.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.