Në komunën e Gjilanit nga mostra të marra janë konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga testimet e bëra sot kanë rezultuar 118 raste pozitive me coronavirus dhe 157 të shëruar.
Njoftimi nga IKSHPK:
Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.