Në Komunën e Gjilanit sot janë konfirmuar 6 raste me coronavirus nga 67 mostrat e marra, 4 raste janë me vendbanim në Gjilan dhe 2 raste në fshatin Përlepnicë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga testimet e bëra sot kanë rezultuar 18 raste pozitive me coronavirus.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri)./RadioStar/