Zafir Berisha, ish-zvministër i Punëve të Brendshme e ish deputet i Kuvendit të Kosovës është arrestuar sot në Prizren.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Berisha u arrestua rreth orës 15:00 nën dyshimet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Sipas burimeve në Prokurori, Berisha tashmë është në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku do të intervistohet nga hetuesit rajonalë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.