Federata Serbe e Futbollit është gjobitur nga FIFA me 23 mijë e 300 dollarë për një afishe në dhomat e zhveshjes ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe mbishkrimin “nuk ka dorëzim”.
FFK-ja u ankua zyrtarisht në FIFA, për afishen që ishte e varur mbi dollapët e dy lojtarëve serbë gjatë ndeshjes që Serbia e luajti kundër Brazilit.
FIFA, përveç federatës serbe, e ka dënuar edhe atë kroate me 53 mijë dollarë, pasi tifozët e kombëtares kroate abuzuan verbalisht me portierin kanadez, Milan Borjan, i cili ka lidhje familjare serbe, shkruan mediumi TSN, transmeton Klankosova.tv.