Pas vendimit të Qeverisë për kufizim të orarit të gastronomisë deri në orën 21:00, pronarët e lokaleve në Gjilan, sot përmes një postimi të tyre kanë paralajmruar se nesër do të protestojnë para zyreve të komunës së Gjilanit shkruan Radio Star.
Përmes një njoftimi ata kanë thënë se asnjë rast me Covid-19, nuk buron nga gastronomia në Gjilan, padrejtësisht është vendosur ky vendim për kufizim të orarit.
Njoftimi i plotë:
Ne gastronomet e Gjilanit ndjejmë se jemi të ndëshkuar padrejtësisht me vendimet e fundit të qeveris për masat kundër covid 19, sepse nuk ka asnji të dhën dhe asnji analizë konkrete e cila ndërlidhet me lokale hoteliere dhe asnji rast i cili buron nga këto lokale, nga rastet të cilat rezultuan pozitive në Gjilan.
Për këtë arsye nesër me datë 08.07.2020 ne ora 14:00 do të protestojmë para zyrës së komunes në Gjilan për të kërkuar të ndryshohen rregullat të cilat jan caktuar me këtë vendim./RadioStar/