Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Ferizaj, ku kanë mbetur të vdekur 4 persona
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Po një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Koshare ku kanë mbetur të vdekur 4 persona”, tha Veslei për Reporteri.net.
Ai tha se nuk ka të dhëna më shumë.
Veseli tha se Policia, ambulanca dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet se si ka ardhur deri te aksidenti i rëndë.
I pyetur për moshën e viktimave dhe vendlindjen e tyre, Veseli tha se nuk ka informacione më të detajuara për momentin. /Reporteri.net/.