Në qytetin e Gjilanit sot është konfirmuar një rast i ri me coronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga testimet e bëra sot kanë rezultuar 6 raste pozitive me coronavirus dhe asnjë i shëruar.
Njoftimi nga IKSHPK:
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan.
Nga data 08 shkurt deri më 09 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.199 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.269 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.