Lajme të shumta po qarkullojnë në media se prej javes tjetër do te kete mbyllje të vendit nga ora 18:00 deri në ora 05:00.
Burime te Korrekt Press mesojne se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk e ka ndermend ta mbyll vendin sikurse ne fillimin e pandemisë. Plani për menaxhimin e pandemisë pritet te prezantohet gjate javes tjeter nga ekipi qe do t’a krijojë Ministri Vitia.
Lajmet se kinse do te kete mbyllje nga ora 18;00 deri ne ora 05;00 jane te paverteta. Asnje lajm zyrtar nuk ka ardhur nga Qeveria Kurti. Opinionit publik i’u servua vetem deklarata e analistit Vehbi Kajtazi, i cili tha se do të kete mbyllje nga e hëna prej ores 18:00 deri në ora 05:00. // KORREKT PRESS