Në Mitrovicë vazhdon veprimtaria e kundërligjshme për prodhimin e kriptovalutave.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e pasdites së sotme, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme kanë realizuar bastisje.
Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohen dhe identifikohen lokacionet, me ç’rast bastisja është realizuar në dy shtëpi me objekte përcjellëse në fshatin Gushavc të Mitrovicës, ku edhe janë gjetur 12 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Policia në Mitrovicë realizon bastisje dhe gjen 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Mitrovicë, 11 maj 2022
Në orët e pasdites së sotme, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme kanë realizuar bastisje.
Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohen dhe identifikohen lokacionet, me ç’rast bastisja është realizuar në dy shtëpi me objekte përcjellëse në fshatin Gushavc të Mitrovicës. Gjatë bastisjes janë gjetur dymbëdhjetë (12) aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.
Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka sugjeruar që me veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore.