Një qytetare ka treguar se babai i saj sot ka ndërruar jetë, shkruan GazetaBlic.
Arbnora Fazliu, tha para mediave, se babai i saj ishte sjellë para 4 ditësh në Klinikën Infektive dhe se gjendja e tij deri dje ka qenë shumë e mirë, deri sa thotë se i njejti ka ndërruar jetë sonte pas mesnate.
“Ne e kemi babën këtu, 4 orë kemi prit, kur e kemi ulë në karrocë na kanë thënë se lifti nuk po bën, pasi e kemi sjellë këtu e kemi vendosë në dhomë, ju kisha lutë të gjithëve, babi jem është shku por ishin tjerët, unë po dyshoj që gazin nuk e ka pasë qysh duhet, nuk ka pasë përkujdesje, babën kur e kemi sjellë këtu ka qenë në gjendje të mirë, ka qenë në gjendje normale, ndërsa sot në 3 të mëngjesit ka ndërruar jetë.”.