Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar që trupat ushtarakë rus të hyjnë në rajonet separatiste në Ukrainën Lindore, shkruan Gazeta Sinjali.
Putin sot i njohu si të pavarura Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut.
Korrespodenti i The Guardian, Andrew Roth ka shkruar në Twitter se “Rusia është duke okupuar zyrtarisht regjionin e Donbasit në Ukrainë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se janë rreth 190,000 trupa ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.