Përmes një komunikate për media, para pak çasteve është njoftuar se Inspektorati Policor i Kosovës, ka suspenduar për 72 orë komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil në Gjilan.
Komunikata e plotë:
Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve në bashkpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin Policor në Gjilan i ka rekomanduar suspendimin drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës , ku me këtë rast Kolonele Elmina Mahmuti ka suspenduar për shtatëdhjet e dy (72) orë (komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil- në Gjilan) , lidhur me dyshimet me rastin e vrasjes së katërfisht,respektivisht një vetëvrasje.