Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter sot në mëngjes, me epiqendër në fshatin Kozaricë të Obiliqit.
Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës e ka bërë të ditur se tërmeti ndodhur rreth orës 07:33.
“Thellësia hipoqendrore ishte tri kilometra. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e fshatit dhe përreth tij”, ka thënë Mustafa.