Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka pranuar që Ukraina të bisedojë me Rusinë, përcjell Gazeta Express.
Zelensky ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkon, aleatin e presidentit rus, Vladimir Putin.
“Rezultati i bisedës me Aleksandër Lukashenkon. Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripyat”, shkroi Zelensky.
Presidenti ukrainas tha se Lukadhenko ka marrë përgjegjësi se avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të mbeten në tokë përgjatë nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas në vend.
Rusia u kishte dhënë zyrtarëve ukrainas afat kohor deri në orën 15:00për të vendosur nëse do të takohen për bisedime në Bjellorusi.