Babai i Egzon Kryeziut, të aksidentuar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, kishte vënë në shitje edhe shtëpinë për ta shëruar djalin e tij.
Përveç kësaj, ai kishte menduar që ta shes edhe veshkën për shërimin e djalit.
Por falë bamirëseve dhe aksioneve humanitare, sot është dhëne lajmi se janë mbledhur paratë e nevojshme për shërimin e tij, shkruan “Zëri.info”
Lajmin për mbledhjen e 30 mijë eurove për Egzonin, e ka dhëne sot hoxha Elvis Naçi, i cili ka publikuar edhe fotografi nga vizita në familjen Kryeziu.