Lajm i mirë vjen nga Gjilani, ku sot gjatë ditës janë marrë 70 mostra, të gjitha këto mostra kanë rezultuar negativ.
IKSHPK, para pak qasteve ka publikuar rezultatet, 82 raste të reja me koronavirus dhe shërohen 7 pacientë të tjerë.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1998.
Në Gjilan janë 119 raste me COVID19. Nga këto raste, kemi 2 të vdekur, 1 në hospitalizim në Klinikën Infektive, ndërsa, 46 raste janë në vetë-izolim, ndërsa 70 persona janë të shëruar plotësisht./RadioStar/